Sht, Shk 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Prizren, tetë punëtorë shëndetësorë diagnostifikohen me COVID-19

Mbrëmë janë testuar 18 persona si të dyshuar me Covid-19 dhe nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Lajmin për Klan Kosova e ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu, i cili ka shtuar se tetë prej tyre janë nga spitali rajonal i Prizrenit.

“Mbrëmë janë kryer 18 testime gjithsej. Nëntë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga këta nëntë, tetë prej tyre janë nga spitali rajonal i Prizrenit, kurse tjetri është familjar i të infektuarës dy ditë më herët”.

“Të gjithë punëtorët shëndetësorë kanë qenë të repartit të dializës. Njëri nga ta është mjek, njëri është staf teknik dhe gjashtë janë infermierë. Të gjithë janë në vetizolim në shtëpi”.

Arkiva

Kategoritë