Emmanuel Macron, president i Francës, ka nxitur reagime të shumta në opinion, pasi një video e publikuar në “Twitter” e shfaq se si ai heq maskën mbrojtëse për pak sekonda derisa flet para studentëve në një fakultet në Francë, shkruan euronews.
Ai shkoi të takonte të rinjtë në kampin veror të universitetit Clermon-Ferrand në pjesën qendrore të Francës, por me sa duket kishte problem ta mbajë maskën, ku për një moment e hoqi për t’u kollitur.
“Do të vendos një maskë më të hollë, sepse më duket se kjo po absorbon gjithçka”, – dëgjohet duke thënë ai.
Përdoruesit e shumtë të rrjetit social Twitter, kanë kritikuar presidentin francez kur hoqi maskën mbrojtëse për t’u kollitur, sepse sipas tyre nuk e ka respektuar protokollin kundër COVID-19.