Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Prekëse – Thyen rregullat e koronavirusit për t’i dhënë gjyshit lajmin e mirë

Kur studentja e infermierisë Carly Boyd u fejua këtë fundjavë, ajo përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë. Lajmin e mirë e ndau me të gjithë, përveç gjyshit të saj.

Pandemia e koronavirusit e kishte ndarë nga personi kaq i veçantë për të, i cili ndodhej në shtëpi të moshuarish ku po merrte dhe ndihmë mjekësore pasi vuante nga skleroza. Por rregullat strikte që nuk lejonin vizitorë, nuk e ndaluan Boyd t’i tregonte gjyshit unazën e fejesës.

“Doja me të vërtetë t’a ndaja me të këtë lajm pasi ai nuk ka as akses në telefon,” u shpreh e reja për KOLD.

Me ndihmën e stafit të Qendrës ku i moshuari po qëndronte, Carly u shfaq në dritaren e dhomës së tij të gjumit me unazë në gisht.

Fotoja, sa prekëse edhe aq e ëmbël, që tregon momentin kur mbesa vendos dorën në xham pranë dorës së gjyshit të tij, është bërë tanimë virale në internet.

“Ishte shumë e veçantë. I thashë që e doja, dhe ai më tha “Edhe unë të dua dhe shpresoj të të shoh sërish”, shtoi Carly.

Youtube

Arkiva

Kategoritë