Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Pozitat e gjumit që ndikojnë në trupin tonë!

Shëndrrit Lumi – Fizioterapeut

Të gjithë e mendojmë dyshekun e fortë si të mirë për dhimbjet e shpinës! Por jo domosdoshmërisht. Gjithçka që ka rëndësi është se ju të gjeni një, që për ju të jetë e rehatshme dhe të mbështet plotësisht trupin tuaj duke mos krijuar pika presioni.

Dhimbjet e Pasme -mund ti largoni përmes gjumit në shpinë ose në anën tuaj.

Kjo rekomandohet për të gjithë njerëzit që kanë dhimbje prapa, bazuar në Ergonomikën e njeriut.
Kur shtrihemi në shpinë, për pozitë sa më të drejtë të shtyllës kurrizore vendosni një jastëk të vogël nën kokë si dhe një jastëk gjysmë rrethor ndër gjunjët. Nëse flini në krah gjegjësisht anash atëherë vendosni një jastëk me gjunjëve që të prevenojmë kontaktin mes dy gjunjëve, e cila është shumë pak e përshtatshme nëse kokat e gjunjëve arrijnë të mbështeten mes vete.

Dhimbjet e Qafës – mund ti largoni përmes gjumit në shpinë ose në anën tuaj.

Kur jemi të shtrirë në shpinë ne suportojmë lakesën natyrale të qafës me një jastëk që ka formën e gjysëm rrethit të ngritur për pjesën e qafës si dhe i rrafshët përgjatë pjesës së kokës, ky një rekomandim nga Harvard Medical School. Ndërsa kur bëjmë gjumin anash atëherë përdorim një jastëk që ngrit qafën më lart se kokën dhe kështu fillojmë të reduktojmë dhimbjet e qafës.

Dhimbje të supeve dhe kukave – mund ti largoni përmes gjumit në shpinë ose në anënJO të afektuar!

Përgjatë kohës kur kemi dhimbje të supit mund të shtrihemi në shpinë si dhe të vendosim një jastëk të vogël ndër pjesën e dhimbshme të supit ose në të kundërtën kur bëjmë gjumin anash në krah shtrijmë supin e afektuar mbi një jastëk, ose në formë përqafimi ku dhe shfrytëzojmë pjesët e jastëkut të krijojmë mbështetje midis gjunjëve (gjumi nuk duhet bërë në anën e dhimbjes). Kështu lejojmë që qarkullimi të jetë më në nivel dhe ndihmojmë të largojmë dhimbjet apo edhe inflamacionet e ndryshme.

Po me të njejtën pozitë ne mund të largojmë edhe dhimbjet e kërdhokullave (kukave) duke i kushtuar më shumë rëndësi mbështetjes së gjunjëve në jastëk.

Dhimbja e gjunjëve – mund të largohet nëse bëjmë gjumin në shpinë.

Për të relaksuar presione ditore që mund të ndodhin gjatë ditës ne mund të shfrytëzojmë kohën e gjumit për të larguar dhimbjet e gjunjëve, kështu duke bërë gjumë në shpinë dhe duke vendosur një jastëk në formë gjysmë rrethi ndër gjunjët. Dhe kështu gjunjët tanë dhe strukturat ndërtuese të saj do të jenë më të relaksuara dhe të shkarkuara nga pesha.

Gërhatja – mund të e largoni duke bërë gjumin në të dy anët por JO në shpinë! Mundohuni të flini në një anë ose në tjetrën, jo në shpinë. Muskujt e fytit tuaj relaksohen kur bëni gjumin në shpinë dhe gjuha juaj mund të bjerë prapa. Kjo ngushton fytin tuaj, i cili ju jep frymëmarrjen dhe tingullin karakteristik gërhatës. Ky mashtrim i thjeshtë i pozicionit të gjumit mund të ndihmojë kontrollin e apneas së gjumit, një formë e rëndë e gërhatjes në të cilën ajrosja mund të bllokohet herë pas here kur të jeni në pozitë në shpinë. Si rezultat, niveli i oksigjenit të gjakut mund të bjerë, duke shkaktuar lirimin e hormoneve të stresit që rrisin rrezikun e presionit të lartë të gjakut dhe sëmundje

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë