Pre, Jan 15, 2021
Banner Top
Banner Top
Politikanët kosovarë që u infektuan me COVID-19

Koronavirusi, tashmë me shtrirje në të gjitha kontinentet, ka bërë dëme në jo pak sfera të jetës. Brenda pesë muajve pandemi, virusi ka kaluar nga shoqëria civile deri tek elita politike kosovare. Pjesa më e madhe e këtyre të fundit ishin në pozita udhëheqëse e që, fatmirësisht,  të gjithë ia dolën mbanë ta kalojnë këtë sfidë.

Më poshtë do sjellim disa nga politikanët të cilët u lajmëruan që janë me COVID-19 dhe arritën të shërohen nga ai.

  1. Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës lajmin e infektimit e mori më 2 gusht.

Në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Hoti u shpreh se nuk ka simptoma, përveç një kolle të lehtë, duke shtuar se do të izolohet menjëherë.

Kryeministri u shërua pas dy javësh, ku gjatë kësaj periudhe 14-ditore obligimet e tij i kreu nga shtëpia.

  • Kadri Veseli

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës rezultoi pozitiv me COVID-19 më datën 23 korrik. Ish-kryeparlamentari u shpreh se nuk ka simptoma të theksuara dhe se do të qëndrojë i vetizoluar për dy javët e ardhshme.

Veseli e kaloi virusin pas 14 ditëve të qëndrimit në shtëpi, për rrjedhojë nuk u paraqit në seancat e kuvendit gjatë kohës sa ishte i infektuar.

  • Isa Mustafa

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës lajmin e infektimit të tij me koronavirus e bëri të ditur ditën e 10 korrikut. Ish- kryeministri i Kosovës, përmes një postimin në Facebook, bëri të ditur se nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar shëndetësor, përveç një plogështie (lodhje).

Lajmi i infektimit të Mustafës nuk është se u prit keq nga një pjesë e popullit, duke ia uruar kështu vdekjen atij përmes komenteve në Facebook.

Mustafa u shërua pas dy jave qëndrimi në izolim, për t’i vazhduar obligimet e tij si kryetar i partisë me prezencë fizike në zyrat e LDK-së.

  • Driton Selmanaj

Si i infektuar nga COVID-19 u regjistrua edhe zëvendëskryeministri i qeverisë së re, Driton Selmanaj, më datën 4 gusht.

Selmanaj lajmëroi përmes Facebook-ut se ka dalë pozitiv pas testimit, duke shtuar se është bartës asimptomatik (pa simptoma). Ai, ndër të tjera, shtoi se është vetizoluar dhe se do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin e shërimit.

Kur kanë kaluar më shumë se tre javë që nga infektimi i tij, Driton Selmanaj është shëruar plotësisht dhe iu është kthyer angazhimeve institucionale.

  • Abelard Tahiri

Edhe deputeti tjetër i PDK-së, Abelard Tahiri, u prek nga koronavirusi. Ish-ministri i Drejtësisë lajmin e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook, duke u shprehur se gjendja e tij shëndetësore është stabile, megjithëse i ka disa simptoma të lehta të virusit. Ai e përmbylli shkrimin e tij duke iu kërkuar popullit të kenë kujdes dhe t’i mbajnë maskat.

Abelard Tahiri u infektua me 13 korrik dhe u shërua dy javë më vonë, pas kohës që qëndroi si i vetizoluar.

  • Arben Gashi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së doli i infektuar ditën e 28 qershorit. Gashi njoftoi se pas disa simptomave si kokëdhimbje dhe temperaturë, ka shkruar në Klinikën Infektive dhe ka rezultuar pozitiv.

Pas izolimit dyjavor, Arben Gashi i njoftoi ndjekësit e tij në rrjetet sociale se është shëruar plotësisht.

  • Eliza Hoxha

Edhe deputetja tjetër e PDK-së u lajmërua si e infektuar nga COVID-19. Ajo lajmin e bëri të ditur menjëherë pasi rezultoi pozitive në testimin e kryer.

Këngëtarja dhe deputetja, përmes një shkrimi në Facebook, i lajmëroi të gjithë dashamirët për situatën e saj shëndetësore.

“Kam pasur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Ethe, plogështi, temperaturë, kollë etj”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Eliza Hoxha lajmin e infektimit e mori më 8 korrik dhe u shërua dy javë më pas.

  • Fitim Uka

Ndonëse për një kohë të gjatë Vetëvendosja nuk pati të prekur me koronavirus në radhët e saj, kjo ndryshoi ditën e 23 korrikut, me Fitim Ukën që doli pozitiv pas testimit.

Lajmin e infektimit e bëri të ditur vetë deputeti në fjalë, duke treguar se simptomat i ka ndjerë disa ditë më herët.

Uka u shërua pas dy javësh vetizolimi në shtëpi, ku, pos tij, e prekur nga COVID-19 ishte edhe bashkëshortja e tij, Yllka.

  • Shpëtim Bulliqi

As deputeti tjetër i LVV-së nuk shpëtoi pa u infektuar me COVID-19. Shpetim Bulliqi lajmëroi se ka dalë pozitiv me virus ditën e 29 korrikut.

Bulliqi, përmes Facebook-ut, tregoi se gjendja e tij është stabile dhe se do të qëndrojë si i izoluar derisa ta kalojë suksesshëm virusin.

Deputeti, pas më shumë se 10 ditë, u shërua nga koronavirusi.

  1. Rasim Selmanaj

As AAK-ja nuk shpëtoi pa të infektuar. Prej këtij subjekti politik pozitiv pas testimit doli Rasim Selmanaj.

Ai, përmes Facebook-ut, bëri me dije se u prek nga COVID-19, ndonëse në testin e parë të 2 korrikut doli negativ.

Edhe Selmanaj, sikurse të tjerët, e kaloi suksesshëm virusin pas dy jave qëndrim si i izoluar./FamiljaJone

Arkiva

Kategoritë