Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia në kërkim të Leutrim Tafilajt nga Klina – kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në mënyrë që të arrestohet personi i kërkuar Leutrim Tafilaj, nga fshati Siqevë i Klinës.

Policia njofton se Tafilaj po kërkohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Leutrim (Murat) Tafilaj i lindur me 17.03.1989 nё Siqevё-Klinё. I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: Vrasje e rёndё nё tentativё. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Youtube

Arkiva

Kategoritë