Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Policia jep detaje për aksidentin në Obiliq

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident në qendër të Obiliqit, me c’rast gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

Në një prononcim të dhënë për Indeksonline, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka dhënë detaje për këtë aksident.

“Sot në ora 08:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira tri automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, u shpreh Ahmeti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë