Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Plot befasi të shtunën në “Familja jonë”

Edhe këtë shtunë  “Familja jonë” do të jetë mysafire në shtëpitë tona me tema interesante dhe të ftuar të veçantë, më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.

Në pjesën e parë të emisionit do të jetë i ftuar infektologu Izet Sadiku me të cilin do të diskutohet në lidhje me pandeminë COVID-19 dhe sfidat që pritet t’i kalojmë në të ardhmën me pandeminë. Si çdo javë, edhe këtë herë nuk do të mungojë as gazetari Shëndrit Lumi, i cili do të prezentojë studime të ndryshme nga bota në lidhje me temën në fjalë.

Në pjesën e dytë do të jetë nutricionistja Vala Popovci, ku, ndër të tjera, do të flasë për llojërat e çajërave të dobishëm dhe efikasë për rritjen e imunitetit.

Normalisht pjesë e emisionit të së shtunës do të jenë edhe dy rubrikat tjera të përjavshme “Erida&Dini me mamin” dhe këndi i kuzhinës, me çka do i japin më shumë ngjyrë dhe gjallëri emisionit.

Për këto dhe plot detaje tjera interesante, na ndiqni të shtunën më fillim nga ora 17:00 në Kanal 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë