Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Platforma e parë në Kosovë për këshilla psiko-edukative, ngritje profesionale dhe vetëvlerësime

Në fund të muajit shtator është lansuar platforma e parë në Kosovë, e cila ka të bëjë për këshilla psiko-edukative, ngritje profesionale dhe vetëvlerësime.

Inciatore e kësaj platforme është Dafina Prokshi dhe ekipa e saj. Kjo inciativë është kurorëzuar me një web të përbashkët në të cilin fokusi kryesor janë fëmijët,ndërkaq target grupet përfituese janë prindërit të cilët dëshirojnë ta kuptojnë dhe t’i qasen më drejtë fëmijëve të tyre; studentët e psikologjisë dhe të edukimit të cilët dëshirojnë të ngriten akademikisht dhe qendrat e edukimit të hershëm të cilat përmes praktikimit të drejtë të këtyre instruksioneve aftësohen profesionalisht.

Dafina bashkë me ekipin e saj ofrojnë vlerësime psikologjike për fëmijë dhe të rritur, terapi individuale, kurse online për punonjës ose studentë të fushave të psikologjisë, edukimit; konsultime me prindër, punëtori për edukimin e hershëm, planifikim të programit të edukimit të hershëm, punëtori dhe trajnime online.

Ndërkaq qasja në këto materiale është shumë e lehtë. Në webfaqen e krijuar nga Dafina dhe ekipi i saj janë të prezantuara një mori leksionesh e workshopesh, të cilat mund të posedohen me një parapagim të një shume modeste. Kështu, cilido që do ta blej materialin, do ta posedoj atë përherë.

Ky ekip prej ekspertësh të psikologjisë, edukimit e fushave tjera që ndërlidhen me fëmijët ofrojnë këshillime për shkathtësitë e të nxënit (vëmendja, organizimi), sociale (vetë rregullimi-aftësia për të luajtur dhe ndërvepruar me rrethin), emocionale (vetëbesimi), akademike (të lexuarit, të shkruarit), të jetës (ushqyerja, veshja, gjumi, punët dhe detyrat e tjera), të kuptuarit dhe komunikimi.

Ky është webi në të cilën mund të kontaktoni me profesionistet e psikologjisë dhe edukimit, në mënyrë që ta njihni dhe të keni qasje të duhur ndaj fëmijëve, nxënësve, rasteve të studimeve tuaja: https://www.dafinaprokshi.com/Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë