Enj, Shk 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Pezullohen 10 infermiere që refuzonin të trajtonin pacientët pa maska

Infermiereve të një spitali në Kaliforni iu tha se maskat me valvul N95 nuk ishin të nevojshme në punën e tyre, por do t’u jepeshin vetëm doktorëve.

Por ato refuzuan të trajtonin pacientët e koronavirusit pa pajisjet e duhura dhe si rezultat dhjetë prej tyre u pezulluan nga puna.

Grupi i infermiereve u bashkuan në një protestë në spitalin Saint John në Santa Monica, kur iu tha se nuk do të merrnin maskat e kërkuara.

Maskat N95 me valvul ajri filtrojnë rreth 95% të pjesëzave ajrore dhe mbrojnë më mirë kundër Covid-19.

Infermieri Mike Gulick tha se po përpiqet me çdo mënyrë të mos çojë virusin te fëmijët e tij në shtëpi. Ai thotë se bën dush në një hotel para se të shkojë në shtëpi, si dhe dezinfekton rrobat e duart.

Doktorëve në këtë spital iu janë dhënë maskat N95 ndërsa infermierëve u janë dhënë vetëm maska të thjeshta kirurgjike.

10 infermierët janë pezulluar për kohën e kryerjes së hetimeve mbi çështjen por spitali tha se mungesa e pajisjeve është një çështjeve kombëtare.
Qindra punonjës të sistemit shëndetësor të SHBA thonë se kanë mbetur pa punë prej mungesës së pajisjeve mbrojtëse. Administrata shendetesore amerikane ka thënë se maskat N95 nuk janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19, por shumë spitale kërkojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes pasi 9,200 punonjës mjekësorë janë infektuar në vend.

Arkiva

Kategoritë