Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë produkte që s’duhet t’i përdorni nga tetori deri në shkurt

Gjatë stinëve lëkura ndryshon. Në ditët e vjeshtës dhe dimrit, shkaku i motit të ftoft lëkura nis të dehidratohet.

“Ndryshimet në ajër dehidratojnë lëkurën” tha Audrey Kunin, dermatologe e certifikuar, për Well & Good.

“Ka reaksione kimike kimike që ndodhin në lëkurë  kur humbasim mantelin mbrojtës të saj.   Qelizat e lëkurës fillojnë edhe çahen”.

Për këtë arsyje, duhet të shmangur disa produkte ose të paktën përdorini me masë, derisa të vijë pranvera.

1.Tonerët me bazë alkoli

Tonerët janë me përbërës hidratues që ndikojnë pozitivisht te lëkura gjatë dimrit, por shmangni ata me përbërës alkoli. Zgjidhni një toner me formulë me acid hialuronik ose niacinamide.

2.Maskat me argjilë

Shumë njerëz përdorin maska balte për të detoksifikuar lëkurën, por në përgjithësi, ato do të thahen dhe do të irritojnë më keq lëkurën, sidomos gjatë ditëve të ftohta. Kështu që shmangini.

3.Retinoidet

Kjo nuk do të thotë  që të hiqni dorë nga retinoli plotësisht, por përodorni me masë çdo derivat të vitaminës A nëse keni thatësi në lëkurë.

4.Aromat dhe vajrat esencialë

Qëndroni larg produkteve që kanë të shkruar te përbërësit emra si “fragrance”, “essential oils”, “perfume”, “linalool”.

5.Produktet për puçrrat

Në përgjithësi, produktet që përdoren për të larguar puçrrat , kanë tendencën të thahen, kështu që në muajt e ftohtë duhet të jeni të kujdesshëm me përbërës si acidi salicilik dhe peroksidi i benzoilit. Acidi azelik është një alternativë më e butë. Niacinamidet funksionojnë gjithashtu./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë