Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pesë mjekë në Maqedoninë e Veriut të infektuar me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në daljen e sotme për informimin e publikut mbi gjendjen e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut tha se në 24 orët e fundit kanë pasur 29 rate të reja me koronavirus, nga këta 5 mjekë të Klinikës së Dermatologjisë.

Këta mjekë kanë pasur kontakte me shefen e klinikës që është infektuar javë më parë në Itali.

Të pestë mjekët pozitiv me koronavirus janë vetizoluar në shtëpi, ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojnë testimet me personat që ata kanë pasur kontakte./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë