Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Përurohet “Këndi i Kurajos” , kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Është përuruar “Këndi i Kurajos” kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri i këtij dikasteri, Selim Selimi, u shpreh se do të jetë gjitthnjë zëri i këtyre grave dhe se asnjëherë nuk do të harrohen vuajtjet e tyre.

Këndi i Kurajos është simbolikë e ngritjes sonë. Këto zonja bashkë me të gjitha viktimat që e kanë marrë forcën për tu rikthyer e na bërë krenar. Ne do të jemi zëri i grave si viktima të luftës. Zotohem që ky kënd do të jetë kurajo për ministrinë e Drejtësisë. Ne kurrë nuk duhet t’i harrojmë mundet e ringritjes”, deklaroi ai.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, tha se për këto gra ka munguar drejtësia gjithë këto vjet.

Kujtesa për të kaluarën dhe vullneti për të ecur përpara. Gratë që pavarësisht dhimbjes vazhduan jetën dhe u ballafaquan. Për këto gra ka munguar drejtësia këto vitet e fundit. Ky kënd ka një kuptim më të plotë e më të gjerë që këto gra të kenë qasjen. Ne po provojmë që përmes artit që bëhet nga duart e këtyre grave shpalosin dhe rehabilitojnë dhimbjet e tyre dhe japin mesazhe jo vetëm këtu, por edhe në botë”, u shpreh Kadaj-Bujupi.

Në këtë përurim foli gjithashtu edhe Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ku tha se kjo iniciativë duhet të adresohet edhe te institucionet e tjera, në mënyrë që të kërkohet drejtësi për këtë kategori.

Është emocion i paparë ku gratë kërkojnë në një institucion këto punime po shpalosin forcë për të mbijetuar tutje. Ky kënd kërkon drejtësi për të gjitha gratë e burrat që ende nuk kanë marrë drejtësi. Uroj që kjo iniciativë të përqafohet edhe nga institucionet e mekanizmat e tjerë të shtetit që të mbahet gjallë memoria e të kaluarën.Kjo mund të adresohet edhe në nivele më të larta për të kërkuar drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës”, përfundoi ajo. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë