Hën, Jan 18, 2021
Banner Top
Banner Top
Personi me Covid-19 kërcënon dhe shanë ekipin mjekësor në QKMF për t’ia dhënë terapinë

Drejtori i QKMF-së në komunën e Prishtinës, Sami Uka, sot ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus, i cili ka refuzuar hospitalizimin, po shkon në derë të QKMF-ve duke kërcënuar e sharë personelin shëndetësor për t’ia dhënë terapinë.

Sipas Ukës ky person po i rrezikon të gjithë personelin shëndetësor dhe pacientët që janë në QKMF-të duke shtuar mundësia e përhapjes së infektimit të koronavirusit.

Ai tha se deri tanimë i njëjti person ka shkuar në tri njësi me të njëjtat sjellje për të marrë terapinë.

“Po këtë si ta quajmë dhe si ta trajtojmë!?

Zotëria i infektuar me COVID 19 dhe me pneumoni të dyanshme refuzon hospitalizimin, sepse atje nuk mund t’i sigurohet komoditeti i shtëpisë. Kundër çdo rregulli, rekomandimi e udhëzimi, kërkon administrimin e terapisë parenterale në QMF – kujdesin parësor shëndetësorë!!! Nuk mungon arroganca dhe as sjellja përçmuese. Për më keq secilën herë e ndryshon QMF -në ku e kërkon dhe dhunshëm e merrë shërbimin “që të mos bëhet i tepërt”! Deri tani të paktën tre njësi!”, ka shkruar ai.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë tha se “të kërcënuar, sharë e ofenduar ne edhe ia japim shërbimin por shndërrohemi pa dashje dhe dhunshëm në burim infeksioni”.

Uka tha që profesionistët shëndetësor të merren në mbrojtje nga shteti me Ligj të veçantë, që do t’u garantonte ushtrimin e sigurt, të drejtë, të pandikuar, të dinjitetshëm dhe profesional të profesionit të vet, në të mirë të shëndetit publik

“Të paktën 20 mjekë/infermiere potencialisht të infektuar për qejfin dhe teken e një njeriu të pandërgjegjshëm, që fare lehtë mund të jetë nga ata që COVIDIN 19 e konsiderojnë konspiracion dhe trillim. Burri i botës nuk ndalet para asnjë rregulli as parimi. Ai e bënë të fortin me mjekët/infermieret e pambrojtura. 

Të kërcënuar, sharë e ofenduar ne edhe ia japim shërbimin por shndërrohemi pa dashje dhe dhunshëm në burim infeksioni.

Është koha e fundit, që profesionistët shëndetësor të merren në mbrojtje nga shteti me Ligj të veçantë, që do t’u garantonte ushtrimin e sigurt, të drejtë, të pandikuar, të dinjitetshëm dhe profesional të profesionit të vet, në të mirë të shëndetit publik!”, shkroi ai.

“Ndryshe nuk është larg dita kur edhe ne do mbyllim dyert e institucioneve tona dhe soji i këtij burrit ‘trim’ do mund të urdhërojë vetëm familjarët e vet t’ia kyçin infuzionin! “Heronjtë” e së sotmes do avullohen prej këtu, jo me fajin e tyre.

Koha është tani! Nesër do të jetë vonë!”.

Ndërsa, sipas nenit 18  të Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, “Personat që sëmuren ose për të cilët ekziston dyshimi se janë sëmurë nga sëmundjet ngjitëse nga neni

17. paragrafët 1 dhe 2 të këtij ligji, mund të transportohen vetëm me mjete sanitare të transportit nën kushtet që e bëjnë të pa mundshme përhapjen e infektimit”.

E personi  tillë që del nga vetizolimi për shkak që është i infektuar sipas këtij ligj imund të dënohet me gjobë prej 1 mijë euro deri në 2 mijë, për kundërvajtje administrative sanitare.

Arkiva

Kategoritë