Sht, Mar 6, 2021
Banner Top
Banner Top
”Përrallë që ushqen” – kampanja humanitare në ndihmë të fëmijëve në nevojë

Gjatë kohës së pandemisë janë ndërmarr shumë iniciativa që për qëllim kanë t’i ndihmojnë familjet e varfëra në vendin tonë.

Një kampanjë tejet interesante që për qëllim parësor ka ndihmën me pako ushqimore dhe produkte higjienike për familjet në nevojë.

Kjo iniciativë përvec qëllimit humanitar ka edhe një qëllim edukativ.

Bëhet fjalë për kampanjën ‘Përallë që ushqen’m që është inicuar nga Qendra Psiko-Sociale ‘Dritë’ në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore.

Qëllimi i kampanjës është që përmes leximit të përrallave të shkurtëra nga fytyrat tona publike me videot që postohen në instagram, i cili është hapur enkas për kampanjën dhe në faqet e dy institucioneve tentohet të përcohet mesazhi për t’i ndihmuar me ushqime dhe produkte higjinike fëmijët në nevojë.

Organizatori i kësaj kampanje, Miran Xhelili, ka treguar se si do të përzgjedhen fëmijët që do ndihmohen.

”Fondet mblidhen përmes GoFundMe, e kemi pë synim që të arrijnë shumën e caktuar dhe pastaj do t’i identifikojmë fëmijët përmes Kryqit të Kuq”.

”Në momentin kur arrihet shuma e caktuar, identifikojmë fëmijët dhe në varësi prej kapaciteteve me fonde do të blejmë pako që përmbajnë ushqime dhe higjienë”, ka thënë Xhelili.

Deri më tani përralla kanë lexuar këto figura publike: Getoarbë Mulliqi, Saranda Bujupi-Rama, Fitim Uka e Anisa Ismajli.

Sipas Xhelilit ka ende edhe shumë personalitete të tjera që e kanë konfirmuar që do të bëhen pjesë e kampanjës ”Përrallë që ushqen”.

Përndryshe linku për të dhuruar fonde për këtë kampanjë është ky: https://www.gofundme.com/f/perralle-qe-ushqen?member=4291670&utm_medium=email&utm_source=customer&utm_campaign=p_email%20invitesupporters&fbclid=IwAR2Yj0uYgM309P-2uB-2p0_Dc3erRih2mztLJbT72y-K0rBJaN3lGjRek9o

Arkiva

Kategoritë