Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Përfundojnë procedurat, pritet që të fillojnë punimet për ashensorin e ri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Para disa muajve është raportuar për mungesë të hapësirës së mjaftueshme të ashensorit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Ministria e Punës  dhe Mirëqenies Sociale kishte premtuar se gjatë muajit nëntor do të ndërtohet ashensori i ri për të ju mundësuar dalja më e lehtë jashtë objektit personave me aftësi të kufizuar, për shkak se ashensori i vjetër nuk i zë ata që janë me karrocë.

Mentor Morina, Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale deklaroi për portalin “Familja Jonë” se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe aktiviteti i parë që do të realizohet nga kontrata do të jetë rregullimi i ashensorit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

“Po presim me fillu puna e kompanisë pasi që të gjitha procedurat kanë përfunduar, aktiviteti i parë që do të realizohet nga kontrata do të jetë rregullimi i ashensorit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë”, tha Mentor Morina.

Tutje ai shtoi se janë duke pritur nga Zyra e Prokurimit në Ministri të na udhëzoj.

“Tash mbetet nga Zyra e Prokurimit në Ministri të na udhëzoj më shumë dhe të na ofroj informata”, tha ai.

Ndryshe, në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë aktualisht janë rreth 60 persona nga 100 sa ka kapacitet./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë