Mar, Tet 27, 2020
Banner Top
Banner Top
PËRFITIMET SHËNDETËSORE NGA KONSUMIMI I ÇOKOLLATËS SË ZEZË

Çokollata e zezë është shumë e shëndetshme dhe padyshim edhe shumë e shijshme.

Kjo çokollatë përbën më shumë se 70 përqind kakao si dhe antioksidant.

Ja disa arsye pse duhet konsumuar çokollatën e zezë:

Parandaluese e sëmundjeve të zemrës

Konsumi i moderuar dhe i rregullt i çokollatës së zezë, ulë rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës. Përbërësit që ka çokollata e zezë, ndikojnë drejtpërdrejtë në presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin – dy sëmundje që shkaktojnë probleme me zemër.

Efekte anti-inflamatore

Inflamacioni është pjesë natyrale e sistemit imunitar, që iu kundërpërgjigjet bakterieve dhe substancave të tjera të dëmshme për trupin. Sidoqoftë, inflamacioni kronik mund të dëmtojë qelizat dhe indet, e më pas rritet mundësia për tu prekur nga sëmundje të ndryshme – si artriti, tipi 2 i diabetit si dhe kanceri. Çokollata ka përbërës të tillë anti-inflamatore që ulin inflamacionin në trup.

Ndikon në funksionimin e trurit

Konsumimi i çokollatës së zezë ndikon në funksionimin e trurit dhe mund të ulë rrezikun për tu prekur nga Alzheimeri dhe Parkinsoni.

Në përgjithësi çokollata e zezë është e mbushur me vitamina, minerale dhe antioksidantë dhe ka më pak sheqer se sa çokollata me qumësht. Por ekspertët sugjerojnë që çelësi për të përfituar nga çokollata e zezë është që ajo të konsumohet në mënyrë të moderuar. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë