Mër, Jan 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Përfitimet shëndetësore nga farat e lulediellit

Përveç shijes fantastike, farat e lulediellit janë gjithashtu mjaft të shëndetshme.

Disa prej mineraleve ushqyese që gjenden brenda 100 gramëve të farave të lulediellit janë: nëntë gramë fibra, 19,4 gramë proteina, 26,1 gramë vitaminë E, 129 miligramë magnez, 79,4 mikrogramë të selen, 69 miligramë të acidit yndyror omega-3 dhe 3,28 miligramë të acidit yndyror omega-6.

Ato gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm edhe në aspekte të tjera si:

1. Promovojnë shëndetin e zemrës

Këto fara kanë dy lëndë ushqyese të nevojshme për shëndetin e zemrës: vitamina E dhe folate, transmeton kp. Vitamina E ka një funksion antioksidues dhe nëse konsumohet rregullisht mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2. Të ngrenë humorin

Farat e lulediellit janë të pasura me magnez, mineral i cili është provuar të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga depresioni.

3. Farat e lulediellit mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak nëse konsumohen rregullisht.

4. Flokë të bukur dhe lëkurë e shëndetshme

Acidet yndyrore esenciale së bashku me vitaminën E ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga dëmtimi i rrezeve UVA dhe UVB.

5. Mban nën kontroll presionin e gjakut

Nivelet e larta të magnezit përshpejtojnë qarkullimin e gjakut duke parandaluar zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

6. Mbështet funksionet e tiroideve

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyeshëm i selenit, mineral i domosdoshëm për sistemin endokrin.

7. Balancojnë nivelet e sheqerit në gjak

8. Forcojnë sistemin imunitar

Sasia e madhe e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në farat e lulediellit forcojnë sistemin imunitar.

9. Kanë veti anti-inflamatore

Vitamina E punon për të stabilizuar radikalet në të gjithë trupin dhe për të mbrojtur komponentët qelizore dhe molekulare që janë në rrezik për inflamacion.

Shtimi i vajit të lulediellit në ushqim me karbohidrate të larta si buka u tregua gjithashtu në një studim tjetër, se ndihmon për të ngadalësuar përpunimin e sheqerit nga karbohidratet dhe për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Farat e lulediellit shpesh janë të mbushura me një element të quajtur kadmium, një metal i rëndë që mund të shkaktojë dëmtime në veshka nëse e teproni. Konsultohuni patjetër me mjekun tuaj nëse keni pasur ndonjë problem të mëparshëm me nivelet e natriumit ose funksionin e veshkave para se të shtoni më shumë nga këto fara në dietën tuaj.

Arkiva

Kategoritë