Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Për herë të parë në QKUK do të aplikohet metoda e In Situ Hibridizimit për diagnostikim të kancerit të gjirit

Instituti i Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është pajisur me analizatorin automatik dhe reagensë, i cili do të mundësoj kryerjen e analizës së , In Situ Hibridizimit, metodë ndihmëse për diagnostikim të kancerit të gjirit, në vlerë rreth 80 mijë euro.

Kjo aparaturë bashkë me reagensët e nevojshme, është dhuruar si donacion përmes shoqatës “Jeta Vita” , e drejtuar nga Nafije Latifi me kompaninë Sëissmed dhe ROCHE.

Valbon Krasniqi, ud.drejtor i përgjithshëm i  ShSKUK-së,  fillimisht ka falënderuar donatorët për këtë donacion, duke vlerësuar lartë rëndësinë që ka përdorimi i kësaj aparature në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ai ka treguar se krahas donacioneve, edhe ShSKUK, ka investuar mbi 300 mijë euro në këtë Institut, me qëllim  që të ofrohen shërbime sa më cilësore dhe të rritet numri i shërbimeve të ofruara.

Rinë Limani, drejtoreshë e Instituteve Paraklinike, theksoi se përmes kësaj aparature po mundësohet që për herë të parë të kryhet analiza e In Situ Hibridizimit, e njohur ndryshe si metodë ndihmëse për diagnostik të kancerit të gjirit. Sipas saj, shërbimet diagnostike për kancer të gjirit tani janë më të kompletuara dhe mundësojnë trajtim sipas protokolove të fundit.

Nafije Latifi, drejtoreshë e Shoqatës “ Jeta Vita”, tha se duke parë nevojat që kanë të sëmurët me kancer të gjirit për shërbime diagnostike për zbulim dhe trajtim të kancerit të gjirit, bashkë me donatorët kanë siguruar këtë aparaturë që do të lehtësojë në masë të madhe punën e profesionistëve, por edhe të sëmurëve me kancer te gjirit.

Sipas saj, ndër vite ka pasur përmirësime në ofrimin e shërbime onkologjike, por nevojitet që edhe më tutje të punohet, sidomos në sigurimin e terapisë. /Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë