Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Për 24 orë, 49 aktakuza kundër 56 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 24 persona të dyshuar.

Po ashtu, janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 3 personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 3 persona për 48 orë, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj 1 të pandehuri dhe ka ngritur 2 aktakuza, kundër 2 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi dhe ka ngritur 16 aktakuza, kundër 16 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur një 1 aktakuzë kundër 1 personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 9 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi të pandehur dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 6 personave, për vepra të ndryshme penale./Familjajonë/

Arkiva

Kategoritë