Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Pejë, 8 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, janë 43 pacientë të shtrirë me COVID-19 – 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
222 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,076 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 154 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 106 Rëntgena, 30 EHO dhe 18 CT-ja”, shkruhet në njoftimin e Spitalit.

Arkiva

Kategoritë