Në Spitalin e Pejës, janë duke u trajtuar 77 pacientë me COVID-19.
32 prej tyre janë në oksigjeno-teraoi, 7 të tjerë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje stabile.
“Në
Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 77 pacientë me
Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 7 pacientë janë në gjendje më
të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të
vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19
ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer
testin poashtu ka vdekur.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm
në Pejë, 583 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 61 pacientë janë shtrirë për trajtim
të mëtutjeshëm. Gjatë vikendit kanë qenë 11 lindje, 5 normale dhe 6 me
prerje cezariane. Kanë lindur 11 foshnje 4 të gjinisë mashkullore dhe 7 të
gjinisë femërore..
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e
Përgjithshëm në Pejë janë kryer 12 operacione, ndërsa 452 pacientë kanë
kryer analiza, që në total kanë bërë 4,505 analiza”, shkruhet në
njoftimin e Spitalit të Pejës.