Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
Pejë, 65 pacientë me koronavirus, 10 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshém në Pejë po trajtohen 65 pacientë me COVID-19

“10 pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit
Aktualisht po trajtohen 65 pacientë. 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 180 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 9 lindje, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje 7 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 7 operacione, ndërsa 191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,345 analiza”, shkruhet në njoftimin e Spitalit.

Arkiva

Kategoritë