Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Pejë, 59 pacientë me koronavirus, 17 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19.

“5 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 59 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacient është në Respirator, 42 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezarianr. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore
191 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,976 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 140 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 104 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja”, shkruhet në njoftimin e Spitalit.

Arkiva

Kategoritë