Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 53 pacientë me koronavirus, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 53 pacientë me koronavirus, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infekuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
11 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,689 analiza, ndërsa janë kryer 9 Operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 92 Rëntgena, 15 EHO dhe 8 CT-ja”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë