Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar që dy pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas këtij njoftimi 47 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar prej tyre 13 në gjendje të rëndë.
“2 Pacientë janë
shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në
Pejë. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së
pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno
terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe
3 punëtor Shërbimeve Teknike”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.