Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 17 pacientë me koronavirus, dy në gjendje të rëndë

17 pacientë me koronavirus po trajtohen ne Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, prej të cilëve dy janë në gjendje të rëndë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 190 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
197 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,591
analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 97 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 56 Rëntgena, 29 EHO dhe 12 CT-ja.
3 Pacientë me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 17 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 8 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 2 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, shkruhet në njoftimin e Spitalit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë