Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Pecetat higjenike do të jenë pa pagesë në Skoci

Sipas Plan International UK, 15 për qind e vajzave kanë vështirësi në blerjen e produkteve sanitare në Britani të Madhe. Për më tepër ky studim ka treguar që gjysma e vajzave nga mosha 14 deri në 21 vjec në Britani ndjehen në turp nga menstracionet.

Ky hulumtim ka demostruar që stigma për ciklin menstrual, vazhdon të jetë shumë e fortë. Kjo është arsyeja pse në Skoci, po tentojnë që pecetat higjenike t’i bëjnë pa para.

Ky projektligj që është propozuar nga deputetja Monica Lennon, ka marr aprovimin në votimin e parë. Nëse ky projektligj bëhet ligj, qeveria do të jetë përgjegjëse që pecetat higjenike të ua dhurojë atyre grave që kanë nevojë. Nëse ky ligj aprovohet, Skocia, do të shndërrohet në vendin e parë në botë që produktet higjienike i ka pa pagesë.

“Pecetat higjenike nuk janë luks. Janë produkte esenciale dhe asnjë grua në Skoci nuk duhet të vuaj pse nuk mund t’i blejë”, është sprehur Lennon./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë