Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pastroni laminatin pa e dëmtuar atë me këto produkte

Laminati është një prej dyshemeve më të njohura kohëve të fundit.

Përbëhet nga katër shtresa, dru e tallash i presuar, kushton më lirë, shtrohet më lehtë dhe vjen me një shtresë mbrojtëse në sipërfaqe. 

Por si çdo sipërfaqe në shtëpi, kërkon kujdesin e duhur dhe më poshtë do të lexoni disa sekrete pastrimi për parketin laminat në mënyrë që të mos e shkatërroni brenda vitit.

Si fillim duhet të dini që parketi nuk mund të lahet si pllakat apo me të njëjtat produkte për këto të fundit.

Uji gjithashtu nuk është pastruesi më i mirë për sipërfaqet e mësipërme.

Para se ta lani njollat , duhet të merrni pluhurin me një thithëse elektrike.

Dhe sa më rrallë ta lani laminatin aq më mirë është.

Blini produkte specifike vetëm për parketin e drurit dhe pasi ta lani, sigurohuni ta thani mirë, në mënyrë që të mos dëmtohet me kalimin e viteve.

Kini kujdes me përdorimin e detergjentëve të fortë, zbardhues pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen mbrojtëse duke i lënë shtresat e tallashit të presuar të zbuluara.

Gjithashtu arreduesit pohojnë se parketi nuk është i  përshtatshëm në kuzhinë dhe tualet!

Lagështia, kalimi i njerëzve, uji dhe kalimi i kohës mund ta dëmtojnë.

Ka shumë arkitektë që e propozojnë si zgjidhje një kombinim midis pllakave dhe parketit.

Kjo shkrirje mund të shndërrohet në një lojë të bukur formash, ngjyrash duke e kombinuar me stilin total të kuzhinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë