Enj, Mar 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Pasi të lexoni këtë, do të bindeni se s’jeni aq të pastër sa mendoni

Ndenjësja e tualetit është e pistë, e mbushur me baktere, e rrezikshme madje, por e dini ç’është akoma më e pistë? Lecka me të cilën fshini banakun.

Banaku juaj s’është domosdoshmërisht i pastër nëse lecka me të cilën e fshini s’është e larë paraprakisht. Me e larë, duam të themi e sterilizuar. Chris Smith, virolog në Universitetin e Cambridge, i mëshon idesë që leckat të lihen për disa minuta në ujë të valuar. Leckat në kuzhinën tuaj janë të njoma qull, plot me copëza ushqimi dhe papastërtish që ka mbledhur rrotull. Sterilizimi i leckave të kushinës do të pakësojë infeksionet në shtëpi.

Celularët e të tjerëve s’janë aq të padëmshëm sa duken. Kur të merrni një celular borxh, se tuajit i ka rënë bateria apo i ka mbaruar oferta, kini kujdes. Mos e vini në vesh sepse me mijëra baketere gjejnë strehim në sipërfaqen e ngrohtë të pajisjes elektronike. Për të mirën tuaj, kur të përdorni celularët e të tjerëve, vini kufje dhe mbaroni punë sa më shpejt.

Dyert e banjave të tjera hapini gjithnjë me këmbë. Dorezat, siç ua merr mendja janë të mbuluara me baktere, lënë aty nga të tjerë që s’i kanë larë duart. Nëse dyert hapen vetëm brenda dhe këmbët s’ju shpëtojnë dot, bërrylat janë aty për ju. Thjesht mos përdorni duart.

Ju përgëzojmë që lani dhëmbët rregullisht, por nëse nuk lani mbajtësen e furçave po aq rregullisht, gjithë përpjekjet tuaja për higjenë të mirë dentale kanë shkuar dëm. Një raport i 2011-s zbuloi se 27% e mbajtësve të furçave janë të infestuara me salmonella dhe E coli.

Një kartmonedhë e vetme mban 135,000 baktere, kështu që nëse jeni vërtet aq të fiksuar pas pastërtisë sa ç’doni të jeni, karta e debitit është miku juaj më i mirë.

Arkiva

Kategoritë