Sht, Jan 16, 2021
Banner Top
Banner Top
Pas shërimit të babit, Sopranoja Arta Jashari infekohet me virusin Covid-19

Sopranoja Arta Jashari, e cila për 40 ditë radhazi u kujdes për babin e saj, i cili ishte i infekuar me Covid 19, sot ka bërë të ditur që testi i saj ka rezultuar pozitiv.

Ja njoftimi i saj i plotë

“Te dashur miq , duke qene se jam munduar te mbroj mamin tim nga infektimi dhe e kam larguar ate nga shtepia tash e 1 muaj , meqenese nuk do t’ia kisha dalur te kujdesem njeheri per dy- sepse jam vet me prindet e mij – kam bere testin dhe sapo me informuan qe kam rezultuar POZITIV me Covid19 .
Nuk kam simptoma , vetem shqetesim … Desha te jem korrekte dhe te bej publike kete informate.

Po shpresoj qe s’ka me pas nevoje tash babi me u kujdes per mua 😀 haha e dita qe msyshi mas deres eshte .”

Rikujtojmë që babai i sopranës, profesori dhe drejtori i Filharmonisë së Kosovës, është shëruar dje nga virusi./Familja Jone

Arkiva

Kategoritë