Nga Nature Medicine u publikua një studim kinez ku po konstatohet se 2-3 muaj pas shërimit nga coronavirus Covid-19, niveli i antitrupave te pacientët po bie ndjeshëm. Kjo nënkupton dhe shtron pyetje rreth aftësisë së imunitetit për t’u mbrojtur nga viruset e tjera. Dhe si rrjedhojë po mendohet se nevojitet një kohë më e gjatë për distancë sociale, dhe që grupet e rrezikuara të njerëzve duhet të izolohen.
Nga studimi kinez hulumtuesit kanë zbuluar se, ata, të cilët janë testuar pozitivisht në antitrupa të imunoglobulinës Г (IgG), kanë pasur rënie të ndjeshme prej rreth 90% pas dy apo tre muajve. Ky lloj i antitrupit është me rëndësi thelbësore për trupin tonë dhe na mbron nga viruset, bakteret dhe fungit.
Autorët e studimit janë shkencëtarë të qendrës kineze për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.
“Studimi nuk e përjashton mundësinë që pjesë të tjera të sistemit imunologjik të sigurojnë mbrojtje nga koronavirusi i ri”, deklaroi Xhing Dong-jang, profesor për virologji në Universitetin në Hong-Kong, i cili nuk u përfshi në studim.
Disa qeliza mbajnë mend si të përballen me virusin pas takimit të parë me të dhe mund të sigurojnë mbrojtje të sigurt nëse sërish ndeshen me infeksionin.