Mër, Dhj 2, 2020
Banner Top
Banner Top
Paralajmërimi i OBSh: Remdeziviri të mos përdoret kundër COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që të mos përdoret ilaçi remdezivir për trajtimin e pacientëve me COVID-19, pasi nuk ka prova se ky ilaç përmirëson gjendjen e të sëmurit me koronavirus.

“Paneli zbuloi një mungesë të provave se remdesivir përmirësoi rezultatet që kanë rëndësi për pacientët të tilla si zvogëlimi i mundësisë së vdekshmërisë, nevojën për ventilim mekanik, kohën për përmirësim klinik dhe të tjerët”, tha udhëzimi i përcjellë nga OBSh, shkruan Reuters.

Ndonëse remdeziviri u autorizua të përdorej në të gjithë botën për t’i trajtuar pacientët me koronavirus, studimi i realizuar nga OBSh dha rezultate jo të pritshme.

Paneli erdhi në këtë përfundim pas shqyrtimit të më shumë se 7 mijë mostrave, në të cilat nuk vërehej kurrfarë ndikimi i remdezivirit në organizëm. /familjajone

Arkiva

Kategoritë