Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Pamje të rënda nga spitali në Madrid –  Pacientët me koronavirus të shtrirë në korridore, qyteti tejmbushet me raste infeksioni

Janë bërë virale imazhe nga spitalet spanjolle ku shihen pacientë me koronavirus të shtrirë dyshemeve e korridoreve teksa presin të vizitohen nga doktorët.

Këto pamje vijnë nga spitali Infanta Leonor Hospital dhe Severo Ochoa de Leganes në Madrid.

Pamjet janë shpërndarë me qëllim të ndërgjegjësimit të njerëzve për ruajtjen e masave dhe të distancës sociale që po vendosen në të gjithë botën.

Sot numri i vdekje në Spanjë kaloi 2,000, në një rritje prej 462 vdekjesh – ndërsa janë regjistruar në total 33,089 inifektime.

Madrid ka shënuar 58 përqind të vdekjeve në të gjithë vendin dhe sistemi i tij shëndetësor është drejt tejmbushjes.
Vendi mund të kthehet në epiqendrën e re të epidemisë në Evropë teksa shifrat nga Italia tregojnë njëfarë shprese për zbutje./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë