Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Osteoporoza, si të shmanget ky problem shqetësues i kockave

Osteoporoza të bën të mendosh për një sëmundje të rrallë. Fatkeqësisht nuk është aspak e vërtetë! Në mjekësi, osteoporoza njihet si shkatërruesja e heshtur e kockave në organizmin njerëzor. Kohët e fundit është vënë re një rritje e rasteve të diagnostikuara me osteoporozë, një sëmundje që 10 vjet më parë përmendej rrallë.
Një ushqim i varfër në kalcium dhe ushqyes të tjerë që mirëmbajnë kockat kontribuojnë gjithashtu në dobësimin e kockave dhe sjellin rritje të prekshmërisë nga osteoporoza.

Shkencëtarët thonë se stili i jetesës dhe i ushqyerjes kanë ndryshuar dramatikisht në dhjetë vitet e fundit duke shkaktuar një epidemi të vërtetë të osteoporozës që përkthehet lehtë si kocka të shpërbëshme.

Më poshtë do të gjeni masat kryesore që mund të merrni për të parandaluar dhe trajtuar osteoporozën.

Merrni kalciumin e duhur
99 përqind e kalciumit në organizëm gjendet tek kockat. Pamjaftueshmëria e këtij minerali shkakton shumë probleme përfshirë osteoporozën.

Produktet e bulmetit kanë shumë kalcium, por edhe ato bimorë janë një alternativë më e mirë për këtë mineral. Për shembull, një filxhan me bajame (150 gramë) përmban të njëjtën sasi kalciumi si një filxhan me kos. Sardelet dhe brokoli janë një tjetër sugjerim ideal.Për të përmirësuar përthithjen e kalciumit, sigurohuni që po merrni mjaftueshëm vitaminë D dhe ruani nivelet e aciditetit në stomak. Disa drithëra, arrorë dhe fara përmbajnë substancën fitate. Spinaqi, patatja e ëmbël dhe panxhari përmbajnë oksalate. Të dyja këto substanca pengojnë përthithjen e kalciumit nga organizmi.

Merrni Vitaminë D
80-90% e vitaminës D përfitohet nga ekspozimi në diell. Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit në zorrë dhe e orienton atë drejt kockave. Vitamina D ndihmon edhe kundër çrregullimeve autoimunitare, depresionit e të tjerë. Këtë mineral mund ta gjeni në sasi të vogla në disa ushqime siç janë e verdha e vezës, mëlçia e lopës dhe viçit, disa kërpudha, peshku dhe disa djathëra.

Sa më pak stres
Stresi rrit nivelet e kortizolit dhe çon në humbjen e densitetit të kockave. Kortizoli përkeqëson insulinën dhe sheqernat në gjak përshpejtojnë humbjen e kalciumit nëpërmjet urinës. Osteoporoza shoqërohet me depresion dhe izolim që në vetvete shkakton më shumë stres, pra bëhet fjalë për një rreth vicioz.

Hiqni dorë nga pijet e gazuara
Që të shmangni osteoporozën duhet të kufizoni ndjeshëm pijet e gazuara, sidomos ato të sheqerosura. Pijet e gazuara përmban fosfat që kufizon përdorimin e kalciumit nga organizmi.

Kujdes me proteinat
Idealja është të shmangen regjimet e rrepta ushqimore me shumë proteina dhe me më pak kalcium (më pak se 600 mg në ditë)

Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik stimulon kockat. Mjaftojnë 15-30 minuta aktivitet në ditë për të rritur densitetin e kockave. Ju mund të ngrini pesha deri në 2 kg, mund të ecni, vraponi lehtë apo të ngjisni shkallë.

Mos pini alkool
Alkooli e nxjerr kalciumin nga organizmi nëpërmjet urinës. Një gotë me alkool ndikon në balancën hormonale dhe ul nivelet e kalciumit. Për më tepër, ai ndërhyn në punën e veshkave dhe të mëlçisë dhe ngadalëson aktivimin e vitaminës D.

Hormonet
Mirëmbajtja e kockave ka nevojë për ekuilibër hormonal. Rënia e nivelit të estrogjenit tek gratë dhe testosteronit tek burrat çon në humbjen e densitetit të kockave. Sigurohuni që insulin dhe kortizoli janë në nivelet e duhura.

Sa më pak kafeinë
Sa herë që pini kafe, trupi largon 150 mg kalcium nëpërmjet urinës. Edhe nëse pini kafe dekafeinato është e njëjta gjë. Nëse nuk ia dilni pa kafe, atëherë sigurohuni që të rrisni sasinë e kalciumit të konsumuar pas çdo filxhani me kafe.

Aciditeti në stomak
Shumë njerëz marrin medikamente për të bllokuar acidet në stomak. Por ky bllokim rrit rrezikun e shfaqjes së osteoporozës, ndaj duhet të tregoni kujdes.

Më të vizituarat
20 Most Dangerous Beaches in the World
Articles Vally
Pasi Tuna i hoqi të birit mbiemrin e të atit, reagon Robert Berisha
Man Has To Move Out Of His New Home When Mysterious Cases Are Found In The Walls Of A Secret Room
Articles Skill
Pasi kaloni Covid-19 kujdesi duhet të vazhdojë, mjeku turk tregon pse nuk duhet të mendoni se ia hodhët
Goodbye ‘Pawn Stars’? Chumlee Pleads Guilty
Articles Stone
Elio Hysko tregon defektin e kunatës së tij, Orindës në shtëpi
Preschool Sweethearts Reconnect 20 Years Later, See Them Today
Horizontimes
3 shenjat që do ta kenë fatin me vete gjatë gjithë 2021
“Do të doja të mos e kisha bërë kurrë këtë gabim” Lori Hoxha ashtu siç nuk e kemi parë asnjëherë
by Taboola
ARTIKUJ TE NGJASHEM

Nëse jeni gjumash, me këto këshilla në orën 06.00 do të jen…

Po, maska e fytyrës mund t’ju acarojë sytë; Ja pse keni dje…

Ç’ndodh me ju nëse keni nevojë urgjente të shkoni në tualet…

4 ushqime që sipas mjekësisë tajlandeze i thonë ‘lamtumirë’…

Ju kapin ngërçet në pulpën e këmbës, sidomos natën? Ja zgji…

Mos dilni tani për shopping, ka një arsye përse duhet t’i b…

Konsumoni xhenxhefil për 30 ditë për 8 përfitime fantastike…

3 shenja që ju tregojnë nëse keni një grip sezonal apo diçk…

Avulli i dafinës, shpëtimi për fytin, kollën dhe rrugët e f…

Osteoartriti, sëmundja e mundimshme që luftohet përmes ushq…

Pija kundër pagjumësisë, ja përbërësit e pijes shpëtimtare…

Kamomili, si ta përdorni për stomakun, imunitetin, lëkurën

Dezinfektimi i veshjeve është i rëndësishëm për ju? Këto ja…

Jeni me dietë? Mësoni çfarë i ndodh organeve tuaja gjatë kë…

Lotimi i syve, të gjitha arsyet përse ndodh dhe si të kujde…

Fyti i acaruar, lehtësimi me kurat natyrale në shtëpi

Gjumi i keq, pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Llojet e ndryshme të kollës, këto janë mënyrat e duhura të …

Rrudhat janë të fundit që duhet të shihni, ja shenjat e vër…

Vitamina që do ju dobësojë në dimër; Sipas studimeve te fun…

HOROSKOPI
Lexo artikuj astrologjie >

Dashi21 Mars – 20 Prill

Demi21 Prill – 21 Maj

Binjakët22 Maj – 21 Qershor

Gaforrja22 Qershor – 22 Korrik

Luani23 Korrik – 22 Gusht

Virgjëresha23 Gusht – 22 Shtator

Peshorja23 Shtator – 22 Tetor

Akrepi23 Tetor – 21 Nëntor

Shigjetari22 Nëntor – 21 Dhjetor

Bricjapi22 Dhjetor – 20 Janar

Ujori21 Janar – 19 Shkurt

Peshqit20 Shkurt – 20 mars

Living.al merr pjesë në programe
të ndryshme marketingu, që do të thotë
që mund të marrim komisione të paguara
për produktet e zgjedhura në botimet tona.

©2018 Tring shpk
Te gjitha te drejtat e rezervuara.

NEWS
KUZHINA
MODE
FAMILJA
MIRËQENIE
REVISTA LIVING
BOTIMET LIVING
HOROSKOPI
SPECIALISTËT LIVING
LIVING TV
KONTAKT MARKETING TE DHENAT PERSONALE

Youtube

Arkiva

Kategoritë