Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Osmani për koronavirusin: Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të vazhdoni të keni kujdes pasi ende ekziston rreziku nga pandemia COVID-19.

“Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me coronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij. Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë.
Andaj, duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve!

Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë”, ka shkruar Osmani.

Image may contain: text

Youtube

Arkiva

Kategoritë