Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH: Rënia e rasteve të reja po ngadalësohet

Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11% në 2,4 milion javën e kaluar, një normë më e ulët se katër javët e mëparshme, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Rënia nga java në javë është ngadalësuar ndjeshëm në Evropë, Afrikë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa numrat javorë u rritën në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme.

Amerika ishte rajoni i vetëm në botë ku rastet vazhduan të bien me ritëm dyshifror.

OBSH nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë zhvillim.

Raporti vë në dukje, megjithatë, se variante të coronavirusit që besohet të jenë më infektive gjenden në një numër në rritje të vendeve.

Varianti që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe tani është raportuar nga 101 vende, varianti i Afrikës së Jugut është raportuar nga 51 vende dhe i ashtuquajturi variant brazilian nga 28 vende.

Youtube

Arkiva

Kategoritë