Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
OBSH-ja paralajmëron për shpërndarjen e shpejtë të koronavirusit

Pandemia e koronavirusit në botë është duke përshpejtuar, me të enjten që ka regjistruar 150 mijë raste të reja, duke e shënuar ditën me numrin më të madh të rasteve deri tash, ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Gati gjysma e rasteve të raportuara ishin nga Amerika”, ka thënë ai në një konferencë, raporton “Reuters”.

“Bota është në një fazë të re e të rrezikshme… Virusi po shpërndahet shpejt, është ende vdekjeprurës, dhe shumica e njerëzve me lehtësi mund ta marrin virusin”, ka thënë tutje ai.

Deri tash, në gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, janë regjistruar 8.5 milionë njerëz të infektuar, e më shumë se 454 mijë të vdekur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë