Numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 150,000, pasi numri i të vdekurve ishte me qindra në vendet më të prekura në Europë.
Sipas të dhënave të publikuara në Universitetin e SHBA Johns Hopkins, numri i vdekjeve në të gjithë botën është 158,202.
Në Spanjë numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit mbi 20,000 të shtunën, sipas shifrave të fundit të autoriteteve shëndetësore.
Gati 40% e të gjithë pacientëve për koronavirus nëpër spitale tani janë larguar pas shërimit.
Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar 888 vdekje të reja në 24 orët e fundit të shtunën, pasi numri i përgjithshëm i njerëzve humbën betejën me virusin arriti në 15,000.