Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 59 milionë

Gjithsej 59.027.330 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqës së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.


Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.589.088 raste deri më tani, transmeton Anadolu Agency.
Pas SHBA-së radhiten India (9.140.312) Brazili (6.071.401), Franca (2.140.208), Rusia (2.114.512), Spanja (1.589.219), Britania (1.512.045), Italia (1.408.868), Argjentina (1.370.366), Kolumbia (1.248.417) dhe Meksika (1.041.875).


Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën 1,39 milionë njerëz, kurse mbi 40,7 milionë janë shëruar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë