Mër, Jan 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në QKUK nga 10 gushti deri me 6 shtator

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shënuar 14 mijë e 119 raste me koronavirus, prej tyre 563 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna rreth ngarkesës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme nga rastet me COVID-19.

Në 28 ditët e fundit, numri më i madh i të shtrirëve në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe Spitalet e Përgjithshme ka qenë më 10 gusht.

Në këtë ditë, 654 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për koronavirus, ku 467 prej tyre kanë qenë të konfirmuar se janë pozitivë.

Numri i pacientëve që po trajtohen për koronavirus në QKUK dhe spitalet e përgjithshme ka pësuar rënie.

Tani të shtrirë janë 375 pacientë, prej tyre 277 janë të konfirmuar me koronavirus./KlanKosova.

Arkiva

Kategoritë