Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Numër i madh i të infektuarve me COVID-19, Vushtrria dezinfekton rrugët

Komuna e Vushtrrisë ka bërë dezinfektimin dhe pastrimin e rrugëve në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Në këtë komunë ditët e fundit është shtuar numri i personave të infektuar me sëmundjen COVID-19, ndaj kryetari i kësaj komune , Xhafer Tahiri ka deklaruar se të gjitha masat janë ndërmarrë që mos të rritet numri i personave me këtë sëmundje në komunën që ai drejton.

“Dezinfektimi dhe pastrimi i rrugëve në Vushtrri, në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid 19.Faleminderit KRM “Uniteti”, menaxhmentit dhe punëtorëve”, ka shkruar Tahiri.

Sipas rezultateve të ditës së djeshme të IKSHPK-së, në komunën e Vushtrrisë pozitiv me COVID-19 janë raportuar 15 persona që të gjithë raste kontakti, prej tyre 9 anëtar të një familje.

Arkiva

Kategoritë