Sht, Tet 31, 2020
Banner Top
Banner Top
Nuk respektuan ligjin për pandeminë, dënohen mbi 1000 qytetarë

Policia e Kosovës, për 24 orë ka shqiptuar 1073 tiketa në bazë të ligjit për pandeminë, COVID-19.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Për ndryshe, ligji për pandeminë ka 29 nene.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

Ndërsa, në nenin 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

E, në nenin 24 pika 5 të këtij ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro./Familjajonë

Arkiva

Kategoritë