Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i nënës: Nuk  ngopëm duke u rrëfyer të tjerëve për ligësinë tënde.

Shkruar nga: Besime Imeri Ajeti

I dashur Ankth!

Sekondat, minutat, ditët, javët, muajt, e madje edhe vitet që bashkëjetova me ty kanë qenë shumë të gjata.
Aq të gjata sa që nuk  ngopem duke u rrëfyer të tjerëve për ligësinë tënde.

Nuk ngopen, e as nuk do të ndalem…Do të vazhdojë të jem hija jote e zezë…
Hija e cila do të iu tregojë të tjerëve se si të të dëbojë ty nga shpirti.

Do më  lutesh dhe shumë që mos të të nxjerr bojën, do më përgjërohesh dhe shumë që mos të flas më.
Unë s’do të ndalem, ashtu si nuk pate ti mëshirë për mua as unë s’do kem mëshirë për ty. Më bëre të ndihem e pafuqishme aq sa thoja “s’mund të marr frymë”, “s’mund të shpëtojë nga kjo gjendje”. Më bëre të ndihem në mes të katër rrugëve dhe nuk isha në gjendje të zgjidhja rrugën time. Më lidhe me zinxhirë rreth e përqark, më lidhe gojën, më mbylle sytë, më mbylle veshët, madje madje, unë as shije nuk shijoja e as aromë nuk nuhasja më. Më bëre të shihja botën bardhë e zi, fiks si kjo fotografi tani. Më mbylle sytë dhe nuk shihja as vajzën time që e linda unë. As aromën prej bebeje të njomë s’më le t’ia nuhasja. Nuk më le ti dëgjoja as gugurisjet e saj e as fjalët e saj të para. Nuk më le të shijoja jetën, vajzën time, familjen time, bashkëshortin tim….. Ooooh sa më ke lënduar. Sa mbrapa botës më le. Nuk më le as të flisja. Më le pa zë! E di sa herë i kam bërtitur botës përpara meje që të më ndihmonte, po ti më le pa zë. Askush s’më dëgjonte! Bërtisja thellë brenda meje me shpresë se dikush do më dëgjojë dhe do vij të të shqyej nga trupi im. Nuk më dilte zëri! Askush s’më dëgjonte. E vetmja që paguaja çmimin e gjithë kësaj katrahure, isha unë. Isha unë e vetmja që kisha çelësin e derës së këtij burgu. Ta lija mbyllur përgjithmonë apo ta hapja! Sa më gjatë nuk zgjidhja rrugën në të cilën duhej të nisesha, aq më shumë më burgosnin mendimet , terrori, pafuqia dhe shqetësimet me fusnin në një humnerë ku nuk mund ta kuptoja të vërtetën prej gënjeshtrës, realen prej jo reales. Ishte shumë  e lodhshme të luftoja këtë, me konsumove shumë, e di, por çdo ditë që kam luftuar me ty kam mësuar se sa e aftë jam. Sa më shumë që kam luftuar me ty, jam bërë po aq e vetëdijshme se kush jam unë, jam bërë po aq e fortë, kam mësuar bile dhe të të grushtoj aq shumë sa do të paguash dëmin e lirisë sime të brendshme. Unë e di se do thoni, ehhh Besë, ke pas fat ti, ke mund dhe ia dole, por jo! Ju mund të mendoni se nuk i’a dilni dot, por gaboheni në një mënyrë apo tjetrën kjo është më e mira që ju mund të bëni. Dhe atëherë kur ju duket e pamundur, dijeni që është një tjetër grusht i fortë kundrejt ankthit. Ju nuk jeni vetëm, nuk luftoni vetëm. Ju luftoni me ankthin pra.

Mos i humbisni shpresat. Ankthi është një dhelpër dinake që ji bënë të shihni edhe borën të zezë. Por në këto kriza, në këto momente kapeni fëmijën tuaj në krahë, shtrëngojeni fortë në gjoksin tuaj, mbylli sytë dhe ndjeje rrahjen e zemrës së të voglit tuaj… ritmi i zemrës së tyre do të iu qetësojë.

Mendoni momente të lumtura, shikoni foto familjare të momenteve të rëndësishme. Bëni çdo gjë vetëm mos u dorëzoni. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë