Sht, Mar 6, 2021
Banner Top
Banner Top
NUK KA VEND PËR PANIK!

Pas paraqitjes së koronavirusit në vendet fqinje, të shumta kanë qenë reagimet nga mjekët vendor.

Ndër to, edhe dr. Remzi Rrahmani nga Mitrovica ka bërë një të tillë.

Ai bën thirrje që të mos krijohet panikë.

” I tmerruar nga pamjet që pashë në marketet që vizitova sot si dhe i trishtuar nga lajmet e rreme të dalura në portalet lokale dhe jo vetëm, janë argumente shumë të forta që paniku i qytetarëve të Mitrovicës por edhe gjithë Kosovës ka arritur në përmasa alarmante.

Me përgjegjësinë më të plotë morale dhe profesionale ju drejtohem të gjithë juve që të jeni të qetë, të mos bëni panik në familjet e juaja dhe ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në një vend ku nuk ka asnjë të regjistruar me Koronavirus dhe me markete të shprazura në tërësi kjo tregon që grupe të interesit po luajnë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës, e për këtë çështje të gjithë këto grupe të interesit të cilat po bëjnë propagandë duhet të ndjeken nga Prokuroria e shtetit”, ka shkruar Rrahmani në Facebook./Famila Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë