Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Nuk ka raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut

Nga mbrëmë nuk është paraqitur asnjë rast me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Nga shtabi i krizës njoftojnë se situata është nën kontroll, por sugjerojnë që masat të zbatohen në përpikëri.  Ndërkohë bëhet e ditur se në nevojë të reagimit ministritë përkatëse  do të marrin urdhëresa të reja.

Edhe ministria e shëndetësisë njofton se sot në mëngjes nuk janë regjistruar raste të reja me koronavirus në vend.

Mbrëmë vonë janë kryer 22 teste, që të gjithë kanë rezultuar negativë ndaj koronavirusit. Numri i të prekurve nga ky virus atje është 42. Pacientët janë në gjendje stabile dhe tek asnjëri nuk ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore./alsat m/

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë