Die, Nën 1, 2020
Banner Top
Banner Top
Nuk jeni të kënaqur me jetën tuaj? Ndiçni vetëm këta hapa!

Asnjëherë nuk është vonë të ndryshosh.

Nëse ti je në një fazë të jetës që të duket që gjërat nuk shkojnë mirë atëherë ka ardhur koha të marrësh hapa të rinj.

Lindsay Cooke, një këshilltare e licensuar e shëndetit mendor, është marrë edhe me shumë njerëz, të cilët në momente të caktuara kanë qenë në mëdyshje për cilësinë e jetës së tyre.

Sipas saj, nëse dëshironi të ndryshoni jetën tuaj për mirë, duhet të ndiqni 4 hapa.

Praktika e pranimit

Për të pranuar plotësisht gjendjen ku ndodhesh, fillimisht identifiko se çfarë mund dhe çfarë s’mund të ndryshosh.

Mos u justifiko, mos u anko.

Shkruaji mendimet dhe lexoji me zë të lartë.

Kujtoji vetes që asnjë emocion nuk do të ndryshojë rrethanat ku ndodhesh.

Pastaj, merr frymë thellë dhe cakto një vendim të rëndësishëm. Praktikoje këtë gjë çdo ditë në varësi të situatës.

Harroje moshën

Mosha është thjesht numër, jo një justifikim.

Nëse dëshiron të bësh një tatuazh, bëje.

Çfarëdo që të bësh, mos e lejo veten ose të tjerët të të thonë se “je shumë i/e madh/e për këto gjëra”.

Kur mosha bëhet justifikim, është tregues se jeni mbërthyer në të shkuarën ose në të ardhmen. Mosha është e parëndësishme. Përqëndrohuni këtu, tek e tashmja.

Mendo pozitivisht dhe pyete veten “Po sikur…?”

Kushtoji rëndësi mendimeve dhe shkruaji ato diku. Pastaj, imagjino. Mendja ka fuqi.

Duket sikur ndonjëherë nuk kemi kontroll te mendimet tona, por në fakt kemi. Bëji vetes gjithnjë pyetje të tipit “Po sikur…?”.

Mundohu që mendimeve negative, t’u gjesh disa gjëra pozitive.

Bëj një plan

Cooke thotë se është absolutisht e domosdoshme që të krijosh një plan dhe ta zbatosh me përpikmëri.

Kërko ndihmë te familjarët, miqtë, ekspertët që mund të të ndihmojnë.

Mos mendo për të djeshmen, mos mendo as për të ardhmen. Mendo për tani. Bëj një plan dhe përkushtoju vetëm të sotmes.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë