Enj, Mar 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Nuk besonte tek COVID-19/ Ndërron jetë katër ditë pasi u infektua veterani i ushtrisë

Ka shumë persona që nuk besojnë tek ekzistenca e  pandemisë globale COVID-19.

Një mendim të tillë kishte dhe Richard Rose, 37 vjeç nga Ohio e SHBA-së, por ai  ndërroi jetë katër ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin. Richard pretendonte se koronavirusi ishte një “budallëk” dhe duke besuar fort pas kësaj, nuk preferonte të mbante maskë mbrojtëse në fytyrë. Veterani i ushtrisë amerikane, që shërbeu për nëntë vite në Irak dhe Afganistan, ka ndërruar jetë nga virusi në shtëpinë e tij më katër korrik.

Richard, një ditë shkroi në rrjete sociale se është ftohur dhe nga ajo ditë ai postonte vazhdimisht të rejat mbi shëndetin e tij.

“Kam simptoma të koronavirusit. Sot në mëngjes kam bërë testin, shumë shpejt do të marr rezultatet. Dua vetëm të jem mirë sërish”, ka shkruar 37-vjeçari.

Miku i Richardit, Nick Connell, është shprehur për mediat lokale se ndihet shumë keq për vdekjen e mikut, por edhe e kritikoi ashpër zgjedhjen e tij për të mos mbajtur maskë.

“Më vjen shumë keq, ai ka qenë miku im më i mirë. E kam njohur përmes një video-loje shumë vite më parë. Edhe mund ta kuptoj që nuk ka mbajtur maskë, por nuk ka qenë i vetëdijshëm që ky veprim i shkaktoi vdekjen”,u shpreh Nick.

Youtube

Arkiva

Kategoritë