Sat, Feb 22, 2020
Banner Top
Një nënë e fortë – një bijë e fortë!

Kujdeset për ne 24/7, kalon netët pa gjumë në shtretërit tanë kur jemi të sëmurë dhe na ngushëllon kur ndjehemi të mërzitur – kjo është ajo që bën nëna për vajzën e vet.

 Kjo lloj dashurie dhe lidhje midis një nëne dhe një vajze është e fortë, dhe gjithashtu i bën gratë të forta, individuale, sepse nënat mund t’u mësojnë vajzave të tyre mësime të panumërta e të paçmueshme.

  • Ju mësoni të jeni e pavarur

Kur shikoni nënën tuaj, shihni një grua të fortë që mund të bëjë gjithçka vetë. Sigurisht, nuk ka turp të kërkosh ndihmë. Prapëseprapë, nëna juaj edhe pse po merrej me ju e familjen, ajo ia doli të ndërtonte karrierën e saj.

Dhe ajo di të mbajë një ekuilibër të shëndetshëm midis të gjithë përbërësve gjithashtu, pa dëmtuar shëndetin e saj fizik ose mendor. E gjithë forca dhe mençuria e saj ju bën të dëshironi të jeni si ajo dhe të përpiqeni të arrini nivelin e pavarësisë që ajo ka.

  • Ju mësoni të mos hiqni dorë

Sado i fortë të jetë kushdo, ka ende periudha të ashpra në jetën e gjithkujt herë pas here. Dhe për një moment e vini re se nëna juaj po kalon kohë të vështira, edhe nëse përpiqet ta fshehë ashtu që të mos keni nevojë të shqetësoheni për të. Por atëherë ju gjithashtu shihni se ajo merret me problemet e saj dhe vazhdonitë jetojë jetën. Kështu që ju mësoni të jeni të fortë dhe të këmbëngulni kur vështirësitë vijnë në rrugën tuaj.

  • Ju mësoni të vlerësoni dhe doni veten tuaj

Njerëzit e fortë e dinë vlerën e tyre dhe nuk lejojnë askënd t’u thotë atyre se ata kanë vlerë më pak se sa meritojnë. Pra, nëse dikush ju kritikon për asnjë arsye të mirë, ju e dini nga shembulli i nënës suaj se nuk ia vlen të trishtoheni dhe dekurajoheni. Ju mësoni të besoni në veten tuaj, të doni veten dhe të thoni “jo” për këdo që dëshiron të minojë vlerën tuaj.

  • Ti e di që nuk duhet të jesh e fortë gjatë gjithë kohës

Nënat e forta mund të jenë të rrepta, por gjithashtu do t’ju tregojnë anën e tyre të butë. Kur të keni nevojë për këshilla, ose një shpatull për të qarë, ajo do të jetë aty pranë jush për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugës. Ose duke parë nënën tuaj të qajë vetë, do t’ju mësojë se është mirë të mërziteni dhe të dëshironi t’i lini të gjitha kur emocionet janë të tejmbushura.

  • Ju e dini që jeta nuk është e lehtë

Nëna juaj ju mbron nga realiteti i ashpër i jetës. Të jesh femër nuk është e lehtë – mendimet dhe vendimet e tua shpesh mund të kushtëzohen, dhe nganjëherë duhet të punosh jashtëzakonisht shumë për të provuar veten ndaj dikujt. Nëna juaj e di këtë, dhe ajo është mësuar të ngrihet vetë dhe të luftojë përsëri nëse është e nevojshme. Dhe ajo ju mëson të bëni të njëjtën gjë.

  • Ju mësoni se çfarë do të thotë të duash dikë

Nënat e mira i duan fëmijët e tyre pa kushte. Dhe nganjëherë ato madje duhet të bëjnë sakrifica për shkak të kësaj. Ajo qëndron zgjuar gjithë natën pranë shtratit tuaj kur jeni e sëmurë, ose shqetësohet për ju kur jeni zemërthyer ose keni probleme. Ju e shihni sa kujdeset ajo për ju, dhe kjo ju mëson të kujdeseni për të tjerët.

  • Ju mësoni të krijoni lumturinë tuaj

Në vend që të prisni pasivisht diçka të mirë që të ndodhë, mamaja juaj ju mëson të eksploroni në mënyrë aktive jetën, ose madje të krijoni diçka pozitive vetë. Ajo ka mësuar të gjejë lumturi, madje edhe në gjërat më të vogla në jetën e saj të ngjeshur, dhe ajo ju mëson të shihni dhe shijoni edhe ato gjëra./Familja Jonë

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë