Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Një mjek nga Durrësi i prekur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një mjek i Spitalit të Durrësit ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas testit të dytë.

“Siç ju kemi bërë të ditur në daljet e mëparshme, pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës”.

“Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, shkruan A2 CNN.

Youtube

Arkiva

Kategoritë